Ky website është ende në proces të punës!

Besim Hamëz Jashari (1.12.1981 – 7.3.1998)

Besimi Hamzë Jashari i lindur  më 1 dhjetor 1981, në Prekaz, shkollimin fillor e kreu në Skënderaj, ai pasi përfundoi shkollimin fillor , vijonte dhe shkollimin e mesëm në Skënderaj. Ai ishte djali I Hamëz dhe Feride Jasharit.

Ishte vetëm 10-vjeçar kur ndodhi rrethimi I parë më 30 dhjetor 1991, nga forcat e pushtuesit serb, polic e ushtarë, rrethuan kullën e familjes Jashari. Të cilët bën rezistenc duke luftuar kundër forcave serbe.

Edhe pse ishte I ri në moshë ai kishte njohuri se babai I tij Hamza dhe bali Adem po përgaditnin diçka të madhe, të rëndësishme. Sepse Shabani, Rifati,Hamza dhe Ademi nuk i fshihnin armët nga anëtarët e familjes, dhe ua mësonin përdorimin e tyre sepse e dinin se një ditë ato do tu hynin në punë kundër forcave armike.

Pas 6 vitesh ndodh dhe rrethimi I dytë më 22 janar 1998 ditë e enjte, ora 05:25 minuta, tri predha hidhen në drejtim të shtëpive të familjes së Shaban Jasharit: një mbi ahër, një në derë dhe një në oborr. Janë të shtëna prej distancës nga njësitet speciale të policisë së Serbisë, që ishin stacionuar prej kohësh në fabrikën e municionit të gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të Shaban Jasharit. Duke sulmuar herët në mëngjes, ata kishin menduar t’i zënë në befasi apo në gjumë anëtarët e familjes Jashari, që sapo kishin ngrënë vaktin e syfyrit, që atë ditë të muajit të agjërimit të Ramazanit, lihej në ora 05:17.Besimi ndodhej në shtëpi at ditë beteje, babai Hamza  bëri një përballje të drejtpërdrejtë duke shtirë dhe hedhur bomba dore mbi policët. Teksa predhat dhe plumbat po godisnin gjithandej nëpër shtëpitë e tij, nga oda, Shaban Jashari bashkë me tre nipat e tij fare të rinj në moshë, Fitimin (17), Kushtrimin (13) dhe Besimin (16),  iu përgjigjën me armë automatike trupave policore speciale të Serbisë, që tentuan të hyjnë edhe brenda shtëpive.  Ademi atë ditë  nuk ishte aty, kishte shkuar mysafir te daja i tij Osman Geci në Llaushë.Atë ditë Besimi po luftonte për herë të parë kundër forcave serbe, për të mbrojtur familjen.Pas rreth gjysmë ore luftimesh, ky aksion i rrufeshëm mbi familjen e Shaban Jasharit në Prekaz, përfundoi me tërheqjen e policisë serbe rreth orës 06:05, bashkë me disa policë të plagosur dhe shumë predha e municione të lëna pas. Atë mëngjes, nga të shtënat e policisë u plagosën motra e Bsimit  Selvete Hamëz Jashari (20) në shpinë dhe Iliriana Rifat Jashari (25) në dorë. 

Datat  e betejës që ndryshuan historin e Kosovës dhe shqipëtarëve anë e mban botës ishin datat kur ndodhi rrethimi i tretë me 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998.Diku pas orës 3, pas mesnate, të datës 5 mars 1998, forca të shumta të policisë dhe të ushtrisë serbe me mjete të blinduara shpërthyen rrethojën e Fabrikës së Municionit të Gjuetisë në Skënderaj,dhe me drita të fikura I janë afruar dal- ngadal shtëpive të Jasharëve duke I bërë kështu një rrethim të hekurt nga katër anët, dhe kështu ata filluan sulmin duke djegur e bombarduar gjithqka që kishin përpara shtëpit ë e fshatit po digjeshin por epiqendër kishin familjën e Shaban Jasharit. Në ditën e parë të sulmit mbi familjen Jashari, filloi një betejë e fuqishme kundër forcave ushtarake dhe policore serbe. E gjithë familja e Adem Jasharit filloi luftimet pa asnjë kompromis e përgatitur për të bërë rezistencë deri në vdekje. Në ditën e parë u zhvillua luftë e madhe, gjatë tërë ditës shtëpitë u granatuan me atileri të rënda ushtarake,ndërsa po luftonin kundër forcave serbe Hamza e Ademi këndonin ky ishte një kod nga ana e tyre edhe fëmijët që të mos frikesoheshin por dhe të ja bënin me dije njëri-tjetrit që ishin mirë. Në mbrëmje të shtënat u qetësuan.Adem Jashari së bashku me burrat e kësaj familje, i mbushnin karikatorët dhe bëheshin gati për luftën e ditës tjetër. Ata e vëzhgonin dhe e përcillnin me shumë kujdes situatën.

Në ditën e dytë 6 mars 1998 në mëngjes, filluan  përsëri granatimet e forcave serbe. Granatat binin në çdo pjesë të shtëpive dhe të oborrit. Granatimet vazhduan të jenë më të shpeshta dhe më të fuqishme filluan të vriten edhe anëtarët e familjës Jashari. Ademi e Hamza së bashku me djemtë e familjes rezistonin në pozicionet e tyre. Një granat e madhe i ra podrumit dhe e çau atë në dy pjesë, duke e shkatërruar atë. Ajo granatë i vrau edhe disa prej anëtarëve tjerë të familjes.

Në ditën e tretë të sulmit, me 7 mars 1998, që është dhe dita e rënies heroike të Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, dita e lavdishme e Epopesë së UÇK-së, luftimet vazhdonin nga të dya palët, familja Jashari nuk dorzohej ishte rezistente dhe nuk kthente pas. Por fatkeqsisht forcat serbe ishin të paisura me atileri të rënda dhe kishin bërë rrethimin e hekurt kështu bombarduan familjen Jashari deri në antarin e fundit.Kur u ndalen gjuajtjet ata hyn në brendesi të shtëpis dhe panë që të gjithë kishin vdekur, por kishte mbetur gjall vetëm Besarta vajza e Hamzë Jasharit, të cilen e torturuan duke e shetitur nëpër trupat e vdekur të familjes Jashari, ajo ishte vetem një fëmijë,Besarten e lan të gjall por e moren dhe e derguan në stacionin policor që të tregonte detaje rreth familjes Jashari por ajo ishte vajzë besnike që nuk iu tregoi asgjë. Kështu atë e liruan dhe ajo qëndroi të dajt e saj deri sa erdhi Bekimi vëllau I saj nga Gjermania.

Gjatë luftimeve të pandërprera, Besimi ishte në kullën e rezistencës së bashku me babain Hamzën, nënën Feriden, motrat: Selveten, Afeten, Besarten,Lirijen e Fatimen dhe Blerinen  si dhe vëllaun Blerimin.

Nga familja e ngushtë e Hamzë Jasharit i shpëtuan vdekjes Bekim e Besartë Jashari.


Nga këto luftime të ashpra që u zhvilluan tri ditë radhazi me forcat policore dhe ushtarake serbe, së bashku me Komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij në fushën e nderit ranë heroikisht për të mos vdekur kurr në mbrojtje të pragut të shtëpisë, atdheut dhe kombit 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.

Lista e antarëve e Familjes Jashari të rënë gjatë luftës së UÇK-së

Nga familja Shaban Jasharit bien dëshmorë:

  • Shaban Murat Jashari (74-vjeçar), babai i Ademit
  • Zahide Geci – Jashari (74-vjeçare), nëna e Ademit
  • Zarife Jashari (49) gruaja e Rifatit
  • Hidajete Rifat Jashari (18), vajza e Rifatit
  • Valdete Rifat Jashari (15), vajza e Rifatit
  • Igball Rifat Jashari (13), djali i Rifatit
  • Igballe Rifat Jashari (11), vajza e Rifatit
  • Hamëz Shaban Jashari (47), vëllai i dytë i Adem Jasharit
  • Feride Mecini – Jashari (43), gruaja e Hamëz Jasharit
  • Selvete Hamëz Jashari (20), vajza e Hamëz Jasharit
  • Afete Hamëz Jashari (17), vajza e Hamëz Jasharit
  • Besim Hamëz Jashari (16), djali i Hamëz Jasharit
  • Lirie Hamëz Jashari (15), vajza e Hamëz Jasharit
  • Blerim Hamëz Jashari (12), djali i Hamëz Jasharit
  • Fatime Hamëz Jashari (9), vajza e Hamëz Jasharit
  • Blerinë Hamëz Jashari (7), vajza e Hamëz Jasharit
  • Adem Shaban Jashari(42)
  • Adile Rama – Jashari (40), gruaja e Adem Jasharit
  • Fitim Adem Jashari (17), djali i Adem Jasharit
  • Kushtrim Adem Jashari (13), djali i Adem Jasharit