Ky website është ende në proces të punës!

Kushtrim Adem Jashari (1985-1998)

Kushtrim Adem Jashari i lindur në vitin 1985  në fshatin Prekaz i Ulët të Skënderajt,,Ai ishte i biri i Adem dhe Adile Jashari. Ai vijonte mësimet në shkollën fillore në Skënderaj.

Ai  ishte një fëmijë 6 vjecar  kur ndodhi rrethimi i parë më 30 dhjetor 1991, nga forcat e pushtuesit serb, milicë e ushtarë, rrethuan kullën e familjes Jashari.Ai ishte vetëm një fëmijë.Por I edukuar në familje trime që I bënte rezistenc gjithmone armikut.

Pas 6 vitesh ndodh dhe rrethimi I dytë më 22 janar 1998 ditë e enjte, ora 05:25 minuta, tri predha hidhen në drejtim të shtëpive të familjes së Shaban Jasharit: një mbi ahër, një në derë dhe një në oborr. Janë të shtëna prej distancës nga njësitet speciale të policisë së Serbisë, që ishin stacionuar prej kohësh në fabrikën e municionit të gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të Shaban Jasharit. Duke sulmuar herët në mëngjes, ata kishin menduar t’i zënë në befasi apo në gjumë anëtarët e familjes Jashari, që sapo kishin ngrënë vaktin e syfyrit, që atë ditë të muajit të agjërimit të Ramazanit, lihej në ora 05:17.Kushtrimi ndodhej në shtëpi attë ditë, në këtë ditë beteje xhaxhai Hamza  bëri një përballje të drejtpërdrejtë duke shtirë dhe hedhur bomba dore mbi policët. Teksa predhat dhe plumbat po godisnin gjithandej nëpër shtëpitë e tij, nga oda, Kushtrimi I cili ishte vetëm 13 vjec  së bashku me gjyshin Shaban Jashari bashkë me vëllaun, Fitimin (17), dhe djalin e Hamzës  Besimin (16), gjithashtu  iu përgjigjën me armë automatike trupave policore speciale të Serbisë, që tentuan të hyjnë edhe brenda shtëpive.  Ademi atë ditë  nuk ishte aty, kishte shkuar mysafir te daja i tij Osman Geci në Llaushë .Pas rreth gjysmë ore luftimesh, ky aksion i rrufeshëm mbi familjen e Shaban Jasharit në Prekaz, përfundoi me tërheqjen e policisë serbe rreth orës 06:05, bashkë me disa policë të plagosur dhe shumë predha e municione të lëna pas. Atë mëngjes, nga të shtënat e policisë u plagosën Selvete Hamëz Jashari (20) në shpinë dhe Iliriana Rifat Jashari (25) në dorë. 

Datat  e betejës që ndryshuan historin e Kosovës dhe shqipëtarëve anë e mban botës ishin datat kur ndodhi rrethimi i tretë me 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998.Diku pas orës 3, pas mesnate, të datës 5 mars 1998, forca të shumta të policisë dhe të ushtrisë serbe me mjete të blinduara shpërthyen rrethojën e Fabrikës së Municionit të Gjuetisë në Skënderaj,dhe me drita të fikura I janë afruar dal- ngadal shtëpive të Jasharëve duke I bërë kështu një rrethim të hekurt nga katër anët, dhe kështu ata filluan sulmin duke djegur e bombarduar gjithqka që kishin përpara, shtëpit ë e fshatit po digjeshin, por epiqendër kishin familjën e Shaban Jasharit. Në ditën e parë të sulmit mbi familjen Jashari, filloi një betejë e fuqishme kundër forcave ushtarake dhe policore serbe. E gjithë familja e Adem Jasharit filloi luftimet pa asnjë kompromis e përgatitur për të bërë rezistencë deri në vdekje. Në ditën e parë u zhvillua luftë e madhe, gjatë tërë ditës shtëpitë u granatuan me atileri të rënda ushtarake,ndërsa po luftonin kundër forcave serbe  Shaban Jashari së bashku me djemt e nipat po bënin luftë të dinjitetshme, Hamza e Ademi edhe luftonin dhe nuk e ndalnin këngën, ata këndonin këngën ,,Për mëmëdhenë’’ .Në mbrëmje të shtënat u qetësuan.Adem Jashari së bashku me burrat e kësaj familje, i mbushnin karikatorët dhe bëheshin gati për luftën e ditës tjetër. Ata e vëzhgonin dhe e përcillnin me shumë kujdes situatën.

Në ditën e dytë 6 mars 1998 në mëngjes, filluan  përsëri granatimet e forcave serbe. Granatat binin në çdo pjesë të shtëpive dhe të oborrit. Granatimet vazhduan të jenë më të shpeshta dhe më të fuqishme filluan të vriten edhe anëtarët e familjës Jashari. Ademi e Hamza së bashku me djemtë e familjes rezistonin në pozicionet e tyre. Një granat e madhe i ra podrumit dhe e çau atë në dy pjesë, duke e shkatërruar atë. Ajo granatë i vrau edhe disa prej anëtarëve tjerë të familjes.

Në ditën e tretë të sulmit, me 7 mars 1998, që është dhe dita e rënies heroike të Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, dita e lavdishme e Epopesë së UÇK-së, luftimet vazhdonin nga të dya palët, familja Jashari nuk dorzohej ishte rezistente dhe nuk kthente pas. Por fatkeqsisht forcat serbe ishin të paisura me atileri të rënda dhe kishin bërë rrethimin e hekurt kështu bombarduan familjen Jashari deri në antarin e fundit.Kur u ndalen gjuajtjet ata hyn në brendesi të shtëpis dhe panë që të gjithë kishin vdekur, por kishte mbetur gjall vetëm Besarta vajza e Hamzë Jasharit, të cilen e torturuan duke e shetitur nëpër trupat e vdekur të familjes Jashari, ajo ishte vetem një fëmijë,Besarten e lan të gjall por e moren dhe e derguan në stacionin policor që të tregonte detaje rreth familjes Jashari por ajo ishte vajzë besnike që nuk iu tregoi asgjë. Kështu atë e liruan dhe ajo qëndroi të dajt e saj deri sa erdhi Bekimi vëllau I saj nga Gjermania.


Nga këto luftime të ashpra që u zhvilluan tri ditë radhazi me forcat policore dhe ushtarake serbe, së bashku me Komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij në fushën e nderit ranë heroikisht për të mos vdekur kurr në mbrojtje të pragut të shtëpisë, atdheut dhe kombit 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.

Lista e antarëve e Familjes Jashari të rënë gjatë luftës së UÇK-së

Nga familja Shaban Jasharit bien dëshmorë:

  • Shaban Murat Jashari (74-vjeçar), babai i Ademit
  • Zahide Geci – Jashari (74-vjeçare), nëna e Ademit
  • Zarife Jashari (49) gruaja e Rifatit
  • Hidajete Rifat Jashari (18), vajza e Rifatit
  • Valdete Rifat Jashari (15), vajza e Rifatit
  • Igball Rifat Jashari (13), djali i Rifatit
  • Igballe Rifat Jashari (11), vajza e Rifatit
  • Hamëz Shaban Jashari (47), vëllai i dytë i Adem Jasharit
  • Feride Mecini – Jashari (43), gruaja e Hamëz Jasharit
  • Selvete Hamëz Jashari (20), vajza e Hamëz Jasharit
  • Afete Hamëz Jashari (17), vajza e Hamëz Jasharit
  • Besim Hamëz Jashari (16), djali i Hamëz Jasharit
  • Lirie Hamëz Jashari (15), vajza e Hamëz Jasharit
  • Blerim Hamëz Jashari (12), djali i Hamëz Jasharit
  • Fatime Hamëz Jashari (9), vajza e Hamëz Jasharit
  • Blerinë Hamëz Jashari (7), vajza e Hamëz Jasharit